Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin pritet të zhvillojnë bisedën e parë telefonike më 28 janar, shkruan agjencia ruse e lajmeve TASS duke e cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov më parë ka thënë se ai “nuk ka asnjë informacion” se kur Putini dhe Trump do e mbajnë takimin e tyre të parë. Gjatë javës, Peskov ka thënë se ministria e jashtme ruse është duke u marrë me Uashingtonin rreth planit për bisedën e parë të presidentëve prejse Donald Trump është inauguruar si president më 20 janar. Trump ka thënë se ai shpreson që të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë, të cilat janë përkeqësuar tej mase. Shtëpia e Bardhë pas inaugurimit të Trump ka thënë se mundja e “grupeve terroriste të islamit radikal” do të jetë prioriteti kryesor i politikës së jashtme ruse, dhe se Shtetet e Bashkuara do “të kërkojnë operacione të përbashkëta ushtarake kur është e nevojshme” për ta arritur këtë qëllim. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe intereset ruse “dukshëm përkojnë” dhe se Moska është e gatshme që të marrë në konsideratë propozimet e administratës së Trump.

Artikulli paraprakBURRI E DHUNON NË SY TË FËMIJËVE, GRUAJA TENTON TË PRES DAMARËT
Artikulli tjetër“TË PASIGURUARIT, ILAÇE FALAS NGA MARSI! JA SI DO TË PËRFITOJNË”