
Dërgohet për gjykim grupi i kryesuar nga Rinard Tata, dhe 10 përsona të tjerë, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, pastrim të produkteve të vepres penale, dhe disa vepra të tjera penale.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër përfundoi hetimet praprake të procedimit penal dhe ka , ka ngritur akuzë dhe derguar për gjykim 11 të pandehur,
të cilët prej shumë vitesh kishin rekrutuar disa vajza dhe i shfrytëzonin për prostitucion në disa lokale dhe hotele në qytetin e Shkodrës,
e më pas paratë e përftuara nga kjo veprimtari kriminale i riciklonin në aktivitetet tregtar dhe ndertimtari.
Këta përsona janë:
1. I pandehuri Rinard Tata lindur dhe banues ne Shkoder, i arrestuar, i dënuar edhe më parë, i cili akuzohet se ka kryer veprat penale të:
1. “Shfrytezim i prostitucionit“
2. “Mbajtja e lokaleve per prostitucion“
3. “Ushtrimi pa liçence i veprimtarive financiare
4. “Pastrimi i produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale, duke ricikluar ne aktivitetin e tij privat, dhe ndertimtari parate e perfituara nga shfrytezimi i prostitucionit.
5. “ Vjedhja e energjise elektrike ose impulseve telefonike
6. “Ndertimi i paligjshem “
2. E pandehura Sonila Mehja , lindur dhe banuese ne Shkodër, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprat penale te:
1. “ Shfrytezimit te prostitucionit “
2. “Mbajtja e lokaleve per prostitucion “
3. I pandehuri Kastriot Musa, lindur ne Barbullush, Shkoder, i arrestuar, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Shfrytezimit te prostitucionit“
4. E pandehura Ardita Muça, lindur e banues ne Shkoder, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
5. E pandehura Angje Ndrecaj, lindur dhe banuese ne Manati, Lezhë, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“ Prostitucionit”
6. E pandehura Anita Lleshi, lindur ne Burrel dhe banuese ne Kamez, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucioni“,
7. E pandehura Albana Musa, lindur ne Korçe dhe banuese ne Bushat, Vau Dejes, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit”
8. E pandehura V.H, e hetuar në gjendje të lirë, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucioni”
9. I padehuri E.L, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit“
10. I pandehuri E.C, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit”
11. I pandehuri M.P, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit“ –
Në funksion të këtij hetimi është vendosur sekuestro preventive mbi godinën Bar-Kafe ”TATA”, e ndodhur në Lagja ”Manush Alimani”, Shkodër në pronësi të të pandehurit Rinard Nikollë Tata.