Qe prane Drejtorise se Tatimeve ne Shkoder, ka abuzime dhe nje presion te jashtezakonshem, kjo nuk është dicka qe nuk dihet, por presioni i vazhdueshem per te gjobitur biznesin ne Shkoder, ka detyruar, qe shume punonjes te paraqesin doreheqjet dhe te mos jene ne detyre me ne kuader te aksionit te famshem kunder informalitetit.

Te dhenat prane drejtorise se Tatimeve ne Shkoder, te cilat per fat te keq nuk konfirmohen per shkak te presionit nga te dhena zyrtare, behet me dije se pikerisht gjate diteve te fundit, 8 punonjes te grupeve te Task Forces ne terren, kane dhene doreheqjen. Shkak sipas ketyre personave eshte bere presioni i madh, qe rendon mbi keto inspektore, te cilet me doemos duhet te gjobisin biznesin, kjo jo vetem per te shtuar te ardhurat ne arken e shtetit, por edhe per interesa te tjera. Megjithate, sipas te dhenave nga Tatimet, ka edhe nje te vertete tjeter, qe tashme kjo administrate eshte vene ne presion te madh per shkak te mos realizimit te planit te ardhurave te parashikuara, ku sic bejne me dije burimet, deri tani eshte realizuar plani vetem ne masen 56 %. Kjo ka bere edhe c’oroditjen e drejtuesve te cilet kane urdheruar, qe te nisin aksionet e pameshirshme ndaj biznesit ne shkoder, dhe kjo jo per fajin e biznesit, por per fajin e nje administrate te paafte, dhe ne sherbim te drejtuesve te ketij institucioni.