Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar se sot, më 31 mars 2025, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimit e-Filing për shkak të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të cilësisë së performancës.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të zgjasë rreth 60 minuta, duke u zhvilluar në orarin 20:00 – 21:00. DPT bën me dije se kjo është një ndërprerje e planifikuar në sistemin tatimor dhe synon përmirësimin e funksionalitetit të platformës për përdoruesit.

Tatimpaguesit dhe bizneset që përdorin shërbimin e-Filing këshillohen të marrin masa për të shmangur çdo vonesë në proceset e tyre gjatë këtij intervali kohor.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRJA MELONI: PAS KRITIKAVE, GJITHNJË E MË SHUMË MBËSHTETJE BRENDA BE PËR MODELIN E MARRËVESHJES ME SHQIPËRINË PËR EMIGRANTËT
Artikulli tjetërVDEKJA E 3 USHTARËVE AMERIKANË GJATË STËRVITJES NË LITUANI, KRYEMINISTRI RAMA: LAJM TRAGJIK