Taylor Swift i ka plotësuar dëshirën e fundit një fanseje duke i bërë asaj një telefonatë suprizë.Bëhet fjalë për Jalene Salinas, një vogëlushe 4 – vjeçare e diagnostikuar me kancer në tru.“Më vjen shumë keq që nuk ndihesh mirë sonte, por jam shumë e lumtur që kam mundësinë të flas me ty.

Dukesh shumë e bukur sonte, vërtetë! Je po aq e bukur sa në foto”, mësohet t’i ketë thënë këngëtarja 25 – vjeçare fanses së saj. Siç shkruan portal JustJared, Taylor bisedoi për rreth 20 minuta me Jalene.