Prokuroria për krime të rënda ka pushuar çështjen ndaj shtetasve Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat hasani të arrestuar në vitin 2016 si të dyshuar për një sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-izrael. Këta shtetas dyshoheshin për veprat penale “Vepra me qëllime terroriste”, “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Organizata Terroriste”.

Kërkesa e firmosur nga prokurori Përparim Kulluri i është paraqitur Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda e cila në 26 dhjetor pritet të marrë vendimin për pushimin e çështjes së kërkuar nga vetë prokuroria për krime të rënda në Tiranë. Katër shtetasit, bashkë me disa shtetas kosovar u arrestuan si të dyshuar se kishin kontakte me terroristë të ISIS në vitin 2015 si Lavdrim Muhaxheri apo edhe të tjerë xhihadistë dhe radikal nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Pavarësisht këtyre dyshimeve policia dhe prokuroria nuk arritën asnjëherë që të sigurojnë këto prova që pretendojnë dhe për të cilat bënë arrestimet duke bërë që pas 3 vitesh të marrin pafajsinë. Një vit pas arrestimit, në nëntor të 2017-ës Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani u lanë me masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi prokuroria nuk dërgoi asnjë provë në gjykatën e shkallës së parë për krime të rënda duke bërë që të përfundojnë afatet ligjore për mbajtjen në paraburgim dhe duke detyruar gjykatën që të vendosë “arrest shtëpie” për të katërt.

Në kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes thuhet se janë cadministruar në cilësinë e provës materiale ligjëratat në rrjetet sociale për shtetasin Xhezair Fishti, janë kryer kontrolle banesash dhe janë pytur shumë persona, janë sekuestrua telefona dhe kompjutera, janë kryer përgjime dhe janë pyetur vetë të arrestuarit të cilët nuk kanë pranuar asnjë prej akuzave dhe se madje disa prej tyre nuk njihen me njëri-tjetrin prova aspak të mjaftueshme as për t’i dënuar por as për t’i mbajtur në paraburgim katër shtetasit e sipërpërmendur.

Prokuroria thotë se nuk u arrit të provohej akti terrorist dhe nuk është arritur të gjehen as mjetet përkatëse që organi i akuzës kishte dyshime siç janë armët, banesat apo edhe mjete të tjera logjistike. Prokuroria është dorëzuar në fund dhe thotë se me këtë nivel provash të grumbulluar në ngarkim të dyshuarve nuk mund të ngrihet akuzë ndaj tyre e jo më të dërgohen për gjykim.

Kur janë kryer të gjitha veprimet hetimore procedimi penal duhet të pushohet thotë prokuroria pasi nuk provohet se të arrestuarit e kanë kryer veprën penale duke bërë që tri akuzat ndaj tyre të bien poshtë dhe tashmë shtetasi Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani të dalin të pafajshëm.

Artikulli paraprakNOKIA RIKTHEHET NË TREG ME TELEFON MODERN DHE TË “PASHKATËRRUESHËM”
Artikulli tjetërINFO PLUS – 19.12.2019