
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas aksionit policor “Together”, ku 3 persona u arrestuan, si të dyshuar për shpërthimin në Shkodër më 13 Janar, ku 8 persona u plagosën. “Sërish një superaksion policor në Shkodër. Tjetër goditje e fortë ndaj krimit të organizuar.
Në pak javë, pas një pune intensive&profesionale u bë e mundur zbulimi&ndalimi i autorëve të shpërthimit me eksploziv të para ca javëve në Shkodër. @ForcaELigjit do vazhdojë të godasë fort!”, shkroi Xhafa në një postim në Tëitter, pak pasi u bë publik për mediat rezultati i aksionit. “Vlerësimet më të mira për drejtuesit&oficerët e Policisë kriminale të Drejtorisë Shkodër që në pak javë zhvilluan 2 operacione të shkëlqyera. Përgëzime për angazhimin profesional Forcave Operacionale&RENEA. Falënderim i sinqertë për frymën bashkëpunuese Prokurorisë së këtij qyteti”, shkroi ministri disa minuta më pas, duke pasuruar edhe pamje nga aksioni policor.
Burime nga grupi hetimor thanë se tre personat e arrestuar në kuadër të aksionit “Together”, dyshohet se janë pjesë e të njëjtit grup kriminal, në të cilën bëjnë pjesë edhe pesë personat e arrestuar gjatë aksionit “Porosia”.






