5 femije nga shtepia e femijes parashkollore ne shkoder jane gati per tu biresuar. Psikologia e ketij institucioni Rajmonda Draçini thote se pas kerkeses per deklarim braktisje nga prinderit biologjik , dosjet jane kaluar komitetit te biresimit. Megjithese ka patur çifte te interesuara per te marre ne biresim femijet , procedurat jane te stergjatura cka ka sjelle dhe ankth dhe zhgenjim tek femijet te cilet jane ne pritje per te gjetur ngrohtesine e nje familje .

Dicka mjaft pozitive dhe qe vlen per tu theksuar eshte fakti se familjet biresuese nuk kane treguar asnje paragjykim apo kompleks edhe kur behet fjala per te marre ne adoptim nje femije te komuniteteve.

Megjithate ajo qe vihet re nga kerkesat dhe interesimi i familjeve qe duan te biresojne femije, ehste se ato jane te prirur te kerkojne femije ne mosha te vogla, ndersa shpesh here edhe kur ka kerkesa per to jane familjet biologjike qe behen pengese pasi nuk pranojne deklarimin e braktisjes.