Leximi sot, përveçëse është rralluar si një mënyrë tradicionale për të fituar dije, është kthyer edhe në luks.

Pavarësisht se shoqatat e librit vazhdojnë të theksojnë faktin se mezi po mbijetojnë, nuk po bëjnë të njëjtën gjë edhe me vetë çmimet e librave që hedhin në treg. Si botimet e autorëve shqiptar, po ashtu edhe përkthimet e bestsellërave të huaj, janë një luks për shqiptarët. Dhe arsyeja mbetet e thjeshtë, çmimet janë të shtrenjta dhe nganjëherë edhe stratosferike.

Sipas përkthyesit Sait Saiti, ky është një problem që lexuesit e zakonshëm e ndjejnë prej kohësh. Ndërkohë, sipas tij, një tjetër problem që vihet re është edhe cilësia e përkthimeve, e cila është mjaft e dobët për arsye të ndryshme. Ndër më kryesoret është politika e vetë shtëpive botuese.

Çmimet e librave artistik në raport me pagat që merren në Shqipëri janë shumë të shtrenjta. Ky detajë step një numër të madh lexuesish për të pasuruar më tepër bibliotekat e tyre personale. Megjithatë, vitet e fundit ka njohur një rritje jo të vogël edhe tregu i librave të përdorur, të cilët kushtojnë më pakn dhe janë lehtësisht të përballueshëm nga lexuesit.

Artikulli paraprakU KAPËN ME 70 KG KANABIS, GJYKATA JEP VENDIMIN
Artikulli tjetërMUNGOJNË VIJAT E BARDHA, FËMIJËT E RREZIKUAR