Kur janë mbushur 103 vite nga shpallja e pavarësisë të Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një nismë për përpilimin me një ligji për dhënie amnistie në burgje. Ky ligj që pritet të finalizohet në fund të vitit 2015, përfshin një grup të dënuarish për veprash të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për një numër që varion nga 800 deri në 1000 të dënuar, shifër kjo që mund të ndryshojë, por që po diskutohet në vijim për tu amnistuar. Momentalisht projekti është në fazën fillestare të diskutimit në Ministrinë e Drejtësisë, e cila mësohet se në ditët në vijim do vendosë për ngritjen e grupeve të punës për të përcaktuar dhe veprat penale që do amnistohen. Amnistia për një numër të konsiderueshëm të dënuarish, duket se është parashikuar në formën e “dhuratës”, me rastin e festave të fundvitit. Deri tani nuk dihet me saktësi se cilat vepra penale do të amnistohen, për shkak se dhe projekti është në fazën fillestare të diskutimit. Lista me veprat penale pritet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do amnistojë dënimin e personave që momentalisht qëndrojnë të izoluar në rreth 17 burgje të vendit.

Artikulli paraprakANTI TERRORIZMI NË ITALI, PUBLIKOHEN PËRGJIMET E SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërSHBA TE SHTENA ME ARME ZJARRI, 20 TE VDEKUR