Partia Demokratike paraqiti prova të reja për kandidaturat e pëzgjedhura me short një ditë më parë për anëtarë të KLGJ dhe KLP, që sipas saj janë në kundërshtim me ligjin e në shkelje të rekomandimeve të ONM

Gazmend Bardhi tha se mazhoranca ka përfshirë në short dhe potencialisht ka emëruar kandidatë që deligjitimojnë të gjithë funksionionimin e KLGJ dhe KLP. Gazmend Bardhi: Jo vetëm që një pjesë e kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të KLGJ dhe KLP nuk përmbushin kriteret kushtetuese dhe ligjore, por nga ana tjetër bëjnë të pavlefshme listën që i është dërguar Kuvendit për votim. -Kandati i përzgjedhur nga radhët e Shoqërisë Civile për anëtarë të KLGJ, Altin Hazizaj, ka bërë deklarim të rremë për dëshminë e penalitetit. Është dënuar dy herë me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale. Kjo përbën pengesë për emërimin e një kandidati në KLGJ. Prokuroria ka konkluduar se Hazizaj përfshihet në fushën e ligjit për dekriminalizimin. Ai duhet të ishte skualifikuar nga gara që në fazën e parë të procesit. – Kandidati i përzgjedhur nga radhët e Avokatisë për anëtar të KLGJ, Sokol Lamaj, nuk ka paguar detyrimet tatimore por është subjekt i masave administrative. -Kandidati i përzgjedhur nga trupa e Pedagogëve për anëtarë të KLGJ, Ilir Panda. Sipas opinionit të dhënë nga ONM me 25 tetor 2017 ka konstatuar se ka qenë i angazhuar politikisht në nivele shumë të larta në të kaluarën. – Kandidati i përzgjedhur nga trupa e avokatëve për anëtar të KLP, Kozma Jano.

Ligji parashikon që kandidatët nuk duhet të kenë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit tëe Shtetit. Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sugurimit të Shtetit me pseudonimin ‘telefoni”.Gjithashtu Kozma Jano ka qenë kryetar i Partisë Komuniste për degën Lushnje. – Kandidati i përzgjedhur nga Shoqëria Civile për anëtar të KLP, Alfred Balla. ONM ka konstatuar se ky kanddat nuk plotëson kriteret ligjore, nuk është i angazhuar në 5 vitet e fundit në shoqërinë civile. Po ashtu platforma e paraqitur nga ky kandidat është plagjiaturë e një platforme të paraqitur nga një kandidat tjetër i skualifikuar më parë.