DITËT DO TË JENË MË TË SHKURTRA DHE NETËT MË TË GJATA. Nuk mund të ndalim kohën, por… mund të ndryshojmë orën!60 minuta më shumë gjumë dhe 60 minuta më shumë punë.

Të dielën e fundit të muajit tetor, më datë 26, akrepat e orës shkojnë 60 minuta pas. Ndërrimi bëhet në orën 3:00 dhe akrepat shkojnë 1 orë pas, pra në atë moment ora është 2:00. E thënë ndryshe, ditët do të jenë më të shkurtra dhe netët më të gjata. Koha diellore ndryshon me 60 minuta, në varësi të plotë me ciklin stinor, përkatësisht në fund muajve mars dhe tetor. Deri në vitet ’70-të, në Evropë, jo të gjithë i bindeshin “urdhrit të diellit” për të ndryshuar orën… Por, më pas, nxitur edhe nga nevoja për burime alternative të energjisë elektrike, e gjithë Evropa iu nënshtrua ritualit të ndërrimit të orës. Historia e kursimit të kohës diellore, është një zbulim nga Benjamin Franklin, më 1784, i cili njihet edhe si zbuluesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ndërsa, ka të dhëna, se kursimi i kohës diellore u provua edhe në Romën e lashtë.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/bYyDT8K3pm0?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]