Një lajm i mirë për të gjithë ata që e pëlqejnë gjumin e mëngjesit, pasi në mesnatën e së shtunës dhe të dielës shënohet edhe ndryshimi i orës.

Në orën 03:00 pas mesnate, akrepat e orës spostohen 60 minuta mbrapa. Rikthimi i orës dimërore  bëhet me qëllim për shfrytëzimin sa më shumë të dritës së diellit, duke kursyer energjinë elektrike. Por e kujt ishte ideja që ora të ndryshohet? Një anglez i quajtur William Willett në vitin 1907 prezantoi idenë e ‘kohës verore’, në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore. Ai e mendoi këtë ide në mënyrë që t’i nxirrte njerëzit nga shtrati më herët, duke e ndryshuar orën. Willett pastaj kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për t’i bindur njerëzit se skema e tij ishte e duhura. Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit ku ora shkon 60 minuta para dhe të dielën e fundit të tetorit që shkon 60 minuta prapa.