“Unë kam të drejtë të luaj” është aktiviteti i zhvilluar në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve që do të jetë me 20 nëntor.

Ky aktivitet u organizua nga fakulteti i shkencave të edukimit në universitetin “Luigj Gurakuqi”. Përpara studentëve specialistja e njësive për mbrojtjen e fëmijëve Rudina Kruja iu përgjigj pyetjeve për vështirësitë që përballen çdo ditë duke patur interes se çfarë ndodh me fëmijët në situatë rruge. Pedagogia e punës sociale Galsvinda Fili u shpreh se aktivitetime studentët është fokusuar tek të drejtat e fëmijëve për argëtim që në Shkodër nuk respektohen sepse mungojnë vendet e argëtimit. Dita botërore e fëmijëve është me 20 nëntor por organizohen aktivitete para dhe pas kësaj date me qëllim promovimin e mirëqënies së fëmijëve dhe parandalimin e çdo forme dhune dhe abuzimi ndaj tyre.