20 shkolla të qytetit dhe fshatrave morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale në kuadër të ditëve kundër dhunës dhe pro të drejtave të fëmijëve.

Mesazhet sensibilizuese u shpërndanë përmes disa interpretimeve nga shkolla e fshatit Bardhaj dhe shkolla Azem Hadari. Qëllimi i këtij aktiviteti para sheshit të bashkisë Shkodër ishte sensibilizimi qytetar për 19 Nëntorin që njihet si dita kundër dhunës dhe 20 nëntorin që është dita e të drejtave të fëmijëve.

Artikulli paraprakGJUETARËT INSPEKTORIATIT: KA GJUETI TË PALIGJSHME
Artikulli tjetërFERMERËT E SHËRBELËS, NË MËSHIRË TË FATIT