Të drejtat e njeriut – KShH kërkon ndërhyrje kirurgjikale për një të dënuar në burgun e Krujës.  I dënuari eshte  dëmtuar gjatë burgosjes.

Shqetësimi është ngritur nga Komiteti Shqipëtar i Helsinkit, i cili i ka dërguar gjykatës Kushtetuese një kërkesë për trajtimin e të dënuarit. Sipas KShH, gjykata e Krujës ka vërejtur trajtim çnjerëzor ndaj këti shtetasi dhe ka urdhëruar kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale. Megjithëse vendimi gjyqësor ka marrë formë të prerë dhe është vënë në ekzekutim menjëherë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, burgu i Krujës dhe institucionet shtetërore nuk kanë marrë masat e nevojshme për zbatimin e tij. Kjo ndërhyrje nuk është bërë ende e mundur pasi vlerësohet të jetë komplekse dhe kërkon një gamë të gjerë paisjesh dhe mjetesh të cilat shteti nuk i disponon plotësisht. Çështja është ndjekur nga Komiteti Shqipëtar i Helsinkit deri në Strasburg dhe së fundi çështja është pranuar dhe nga Gjykata Kushtetuese. Ky Komitet ka bërë me dije se do të vazhdojë ndjekjen e kësaj çështje me qëllim realizimin e plotë të të drejtave të njohura me ligj për shtetasin e dënuar me burgim.

Artikulli paraprakAVARI NË AVIONIN KU UDHËTONTE RAMA, SHTYHET FLUTURIMI
Artikulli tjetërPLAGOSET ME ARMË GJAHU 38 VJEÇARI, AUTORI I PAIDENTIFIKUAR