Shoqata “Gruaja tek Gruaja” ka zhvilluar një forum rinor me studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të degëve juridik dhe psikologji me temën “Të drejtat pronësore dhe trashëgimore të grave”. Fjona Bashi përfaqësuese e kësaj shoqate shprehet se qëllimi i këtij aktiviteti është informimi për përmirësimin e të drejtave pronësore dhe të trashëgimisë të grave dhe vajzave.

Të drejtat pronësore dhe të trashëgimisë janë me ligj por shumë prej grave dhe vajzave nuk e kanë informacionin e duhur.

Forumi për të drejtat pronësore dhe trashëgimore financohet nga ambasada e Kanadasë në Shqipëri në kuadër të projektit “Vepro”.

 

Artikulli paraprakSHTRENJTOHEN GJELAT, QYTETARËT: BLEJMË MË TË VEGJLIT
Artikulli tjetërROMËT E PASTREHË: PSE NUK NA STREHOJNË EDHE NE