Pas një mungese të gjatë, të enjten e ardhshme deputetët do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë për seancë plenare.

Urdhri për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare mban firmën e kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Seanca pritet të nisë në orën 12:00.
Për gati dy muaj për shkak të fushatën zgjedhore, nuk u mbajt asnjë seancë.

Ndërkohë, javën tjetër do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve, që do të vendosë kalendarin e punimeve gjatë muajit qershor.

Parlamenti aktual i mbyll punimet në fund të javës së tretë të korrikut, ndërsa në shtator do të konstituohet parlamenti i ri.

Artikulli paraprak“SKICURA” LIBËR ME NGJYROSJE PËR TRASHËGIMINË
Artikulli tjetërKOÇIU: SHËRBIME PRANË VENDBANIMIT PËR RRETH 5 000 BANORË