Të enjten nis Vettingu, Totozani merr në dorë procedurën për institucionet

Pas mbarimit të afateve kushtetuese të Presidentit ashtu siç e përcakton kushtetuta Avokati i Popullit, pritet që të enjetën të nisë zyratrisht procedurën për ngritjen e institucioneve që do të rivlerësojnë gjyqtarët dhe prokurorët. Avokati i Popullit çel garën dhe administron dosjet e kandidatëve, me pas harton dy lista ku në njërën listohen emerat që përmbushin kriteret dhe në tjetrën ato emra që kanë mangësi, për t’ia kaluar më pas për vlerësim Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit. Të enjtën, pritet që Avokati i Popullit, të nisë zyrtarisht procesin për ngritjen e institucioneve të rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo komepetencë i kaloi Avokatit të Popullit pasi Presidentit të Republikës, i tejkaluan afatet kushtetuese. Hapi i parë i kësaj procedure është kërkesa publike dhe administrimi i kandidatëve për komisionin e pavarur të kulifikimit dhe kolegjin e apelimit. Totozani: Nëse gjithçka do të shkojë siç duhet me përgatitjet tona nesër në mëngjes ndoshta do të jetë dita e parë e shpalljes publike për kandidaturat që duan të marrin pjesë dhe të kandidatojnë për organet e Vettingut. Ndërsa si hap të dytë Kushtetuta përcakton Avokatin e Populit që të hartojë dy lista me kandidatë; njëra me emrat që plotësojnë kriteret dhe tjetra me ata që në nuk i plotësojnë, dhe të dyja shqyrtohen dhe hartohet një raport i detajuar për çdo emer nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, nga ku më pas i kalojnë për votim parlamentit. Ndërkohë Komisioni Parlamentar i ligjeve, nisi zyratrisht procedurën për zgjedhjen e Avoktatit të ri të Popullit, ku u njoh me platformën e 20 kandidatëve. Opozita braktisi mbledhjen, pasi pretendon se si asnjëherë tjëtër mazhoranca po kërkon të kapë këtë institucion, kjo dhe në kaudër të reformës kompetencave që ky institucion mori me reformën në drejtësi. Halimi: Atë që cedoi Edi Rama me 22 korrik duke i kaluar disa kompetenca Avokatit të Popullit, e rrëmben tani duke e shndërruar institucionin e AP dhe vetë Avokatin e Popullit në një kukull të radhës. Akuzave të opozitës, iu përgjigj kryetari i kosmionit të ligjeve Fatmir Xhafaj. Xhafaj: Kjo është zgjedhja e tyre politike. Avokati i Popullit zgjidhet nga kuvendit, zgjidhet me 84 vota dhe çdo kandidaturë që mund të votohet kërkon minimumin mbështetjen e 28 deputetëve. Mes 20 kandidatëve, për Avokat të Popullit kandidon ish kryetarja e KQZ Lefteri Luzi, sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme Genc Gjonçaj, dhe Igli Totozani që kërkon një mandate të dytë në krye të këtij institucioni.

Artikulli paraprakKAMIONI PËRPLASET NGA TRENI SHPËTOJNË MREKULLISHT PASAGJERËT
Artikulli tjetërTHAÇI: DIALOGU NË PIKËN FINALE. KOSOVA DO RESPEKTOJË ZOTIMET E SAJ