
Myftinia Shkodër organizoi aktivitetin festiv “Të festojmë sëbashku Kurban Bajramin”, duke rikthyer traditën e festimit të Bajramit me fëmijët.
Në oborrin e xhamisë së Parrucës, dhjetëra fëmijë u bënë pjesë e atmosferës festive, ku nuk munguan ëmbëlsirat, surprizat dhe aktivitetet argëtuese të organizuara me rastin e Kurban Bajramit.
Në mesazhin e tij, myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, u lut për paqe, begati dhe bekime në familjet shkodrane.
Aktiviteti festiv u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, duke sjellë sërish në vëmendje traditën e kremtimit të Bajramit sëbashku me fëmijët.


