Prej mëngjesit të sotëm, zonat në veri dhe juglindje të vendit janë përfshirë nga reshjet e borës. ARRSH njofton se reshjet nuk kanë sjellë probleme në qarkullim dhe të gjitha akset kombëtare rrugore janë të kalueshme me zinxhirë.

Rajoni Verior
Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës por pa sjellë probleme për qarkullimin. Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë dhe është në terren me mjete e punëtorë nuk ka probleme në qarkullim.

Rajoni Qendror
Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.

Rajoni Jugor
Kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtëme:
– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
– Boboshticë-Dardhë
– Korçë-Voskopojë
– Zëmblak-Goricë.

Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë. Kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset.

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.

Artikulli paraprakI MOSHUARI DHUNOHET DHE GRABITET NGA MASKAT
Artikulli tjetërTURMA MASIVE NË SHËRBIMIN FUNERAL PËR GJENERALIN, IRANI 3 DITË NË ZI KOMBËTARE