Miliarderi japonez Yusaku Maezawa ka ftuar tetë persona të rastësishëm nga e gjithë bota, që të bashkohen me të për një udhëtim rreth hënës në fluturimin e sipërmarrësit Elon Musk në SpaceX.

Unë dua që njerëz nga të gjitha racat e prejardhjet, të më bashkohen, tha ai në një video në Tëitter, ku ndau gjithashtu detajet e aplikacionit.

“Për të gjithë do të paguaj udhëtimin, kështu që ata që do të vijnë në bord do të fluturojnë falas”- tha ai.

Misioni, i emërtuar “E dashura Hënë“ (Dear Moon), është planifikuar për t’u konkretizuar rreth vitit 2023.

Miliarderi Yusaku Maezaëa është një sipërmarrës japonez i njohur edhe si koleksionist i arteve. Ai themeloi “Start Today” në 1998 dhe hapi faqen e internetit me pakicë të modës “Zozotoën” në 2004, tashmë e shndërruar në më të madhen në Japoni.