Policia e Shtetit ka zhvilluar një konferencë për masat që do të ndërmerren në kuadër të samititi i Procesit të Berlinit që do të zhvillohet të hënën në Tiranë.

Nga nesër do të nis rrethimi në rrugë në mënyrë që të ketë siguri për këtë event të madh që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

Gjithashtu për garantimin dhe sigurinë e aktivitetit kemi bashkëpunuar me agjensitë e tjera të zbatimit të ligjit në vend dhe me organizma ndërkombëtare Europol për shkëmbimin e informacionit. Po bashkojmë me bashkinë e Tiranës, Autoritetin Portul të Rinasit, Policinë bashkiake, shërbimin zjarrfikës dhe qendrën spitalore të Tiranës. Për garantimin e sigurisë para dhe gjatë zhvillimit të aktivitetit, është parashikuar ky perimetër sigurie: Bulebardi “Dëshmorët e Kombit, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza.

Bulebardi Bajram Curri, nga kryqëzimi në rrugën e Elbasanit deri tek Kryqëzimi Rruga Ibrahim Rugova, rruga Papa Gjon Pali II, RTSH, stadium. Rruga Ismail Qemali deri tek rruga e Elbasanit

Gjatë fashës së orarit që do të jenë të bllokuara, në këto rrugë nuk do të lejohen të kalojnë as njerëzit, përveç rezidentëve. ”, tha ai.

Artikulli paraprak‘DY REPUBLIKA, NJË KOMB’, ALBIN KURTI BËN BILANCIN E BASHKËPUNIMIT KOSOVË-SHQIPËRI: SHUMË ËSHTË BËRË, POR DUHET BËRË EDHE MË TEPËR
Artikulli tjetërMINISTRIA E JASHTME: 7 SHQIPTARË KTHEHEN NË SHQIPËRI, I SHPËTOJNË LUFTËS NË IZRAEL! MES TYRE NJË I MITUR