Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e hënë në orën 13:00.

Njoftimi:

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025, URDHËROJ: I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.6.2025, ora 13:00. II.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.6.2025.
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.
4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Artikulli paraprakSULMET NDAJ IRANIT/ IZRAELI MBYLL DHE AMBASADËN NË TIRANË, THIRRJE QYTETARËVE
Artikulli tjetërSULMET E IZRAELIT NDAJ IRANIT, ANULOHEN FLUTURIMET TIRANË-TEL AVIV DHE ANASJELLTAS