DREJTUESIT JANË NË BISEDIME ME NJË MBROJTËS SHTAT LARTË DHE SULMUES. Vllaznia ka vendosur të plotësojë të gjitha repartet me lojtarë të huaj, duke bërë që këtë sezon në krahasim me sezonin e kaluar të mos krenohemi më me lojtarë shkodranë. Në bazë të informacineve që po tentohen të mbahen sa më të fshehtë emrat e futbollistëve, përveç portierit nga Mali i Zi do të vijnë dhe dy lojtarë të tjerë. Njëri prej tyre luan në repartin e sulmit dhe është aktivizuar me ekipin e Petrovacit.

Ndërkohë një tjetër përforcim do të vijë dhe në repartin e mbrojtjës. Futbollisti që pritet të vijë është mbrojtës qendre shtatlartë dhe sezonin që ka kaluar ka luajtur në Bosnjë. Këto futbollistë me shumë mundësi do të prezantohen të hënën pas bisedimet mes Vllaznisë dhe tyre janë mbyllur. Duke parë situatën në kampin shkodranë, ku deri tani janë larguar të gjithë titullarët Shkodranë, Vllaznia nuk do të krenohet me faktn se luan pa futbollistë të huaj. Tashmë mbtet për tu parë se si do të menaxhohen lojtarët e huaj të cilët pretendohet se janë në nivele më të mira se lojtarët të cilët kanë qenë pjesë e kuqebluve. Deri tani Vllaznia ka katër përforcime në qoftëse do ti amrrim si të mirëqëna dhe kontratat me tre lojtarët malazez. I pari ka firmosur mesfushori Kosovar, Jasir Selmani që ka luajtur në Maqedoni me Shkëndinë e Tetovës. NDërsa tre të tjerë janë nga Mali i Zi ku sipas drejtuesve kontratat janë të mbyllura, duke e çuar në katër numrin e lojtarëve që do afrohen. Përveç tyre, synimi i Vllaznisë është për të realizuar të pakten 6 përforcime ku më pas stafi teknik të jetë në gjendje të zhvillojë fazën e duhur përgatitore. Kjo javë do të jetë me intensitet të lartë përsa i përket merkatos për të parë se çfarë lojtarësh do të afrojë Vllaznia dhe nëse në të vërtetë ato do të krijojnë një ekip pretendentë për në Kupat e Europës.

Artikulli paraprakPAPA FRANÇESKU LUTET PËR FAMILJET GREKE
Artikulli tjetër5 VITE NGA MUNGESA E BEP SHIROKËS