Shkolla speciale “3 Dhjetori” bashkë me institucionet të tjera organizuan disa aktivitete në ditën botërore të personave me aftësi ndryshe. Aktivitetet nisën me një marshim në qendër të qytetit të personave me aftësi të ndryshe me mesazhe sensibilizuese për të drejtat e tyre. Më pas u ndalën në sheshin përpara bashkisë Shkodër duke zhvilluar një aktivitet artistiko-kulturor.

Drejtorja e shkollës speciale “3 dhjetori” Enkelejda Mataj u shpreh se kjo ditë botërore kushtuar kësaj shtrese duhet të shërbejë që e gjithë shoqëria të heq barrierat dhe t’i

pranojë personat me aftësi të kufizuar.
Drejtorja e shkollës tregon edhe problemet me të cilat përballen fëmijët që kanë një aftësi të kufizuar që institucionet bashkë me shoqërinë duhet të mendojnë për t’i zgjidhur.

Aktiviteti i shkollës speciale “3 Dhjetori” dhe institucioneve të tjera u mbyll me një panair në pedonalen pranë bashkisë Shkodër duke mundësuar kështu një ditë ndryshe për këta persona që kanë nevojë për më shumë mbështetjenga të gjithë.