
Gjatë viteve të fundit, Bregdeti i Shëngjinit po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, jo vetëm si një vend pushimesh, por edhe si një zonë atraktive për investime në pasuri të paluajtshme. Krahas blerësve nga Kosova, të cilët prej kohësh kanë treguar interes të lartë për apartamente në këtë zonë, së fundmi janë shtuar edhe kërkesat nga shtetas të huaj.Çmimi i favorshëm për metër katror, pozita strategjike dhe përmirësimi i infrastrukturës janë ndër faktorët kryesorë që e bëjnë Shëngjinin një vend tërheqës për investime.
Krahas Shëngjinit edhe bregdeti i Talës pritet të jetë në qender të vemendjes së tregut imobiluar, pasi në këtë zonë pritet të nisin njësërë projektesh të rëndësishme.
Sipas të dhënave zyrtare gjatë dy vitëve të fundit në zonen turistike të Shëngjinit janë blerë rreth 300 apartamente nga shtetas të huaj, ndërsa interesi për pasuri të paluajtshme është gjithnjë në rritje.






