Hotelet dhe strukturat akomoduese në Shqipëri pritën mbi 816 mijë turistë gjatë muajit korrik, me rritjen që është udhëhequr kryesisht nga vizitorët e huaj.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë korrikut u regjistruan 816,563 vizitorë, nga 708,605 që ishin në të njëjtin muaj të vitit 2025. Numri i turistëve të huaj arriti në 622,660, ose 18.3% më shumë se një vit më parë, ndërsa vizitorët rezidentë u rritën me 6.4%, duke shkuar në 193,903.

Në rritje ishin edhe net-qëndrimet në strukturat akomoduese që u shtuan me 14% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Për turistët e huaj rritja ishte 17.3%, ndërsa për pushuesit rezidentë 4.4%.

Pjesa më e madhe e turistëve të huaj që u akomoduan në vend gjatë korrikut ishin nga Kosova, Italia, Polonia, Franca dhe Gjermania.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDYSHOHET SE PËSOI ARREST KARDIAK NË DET, HUMB JETËN SHTETASI KOSOVAR NË VELIPOJË
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA ESAT BUSHATI, KRYEBASHKIAKU BECI: FUTBOLLI SHKODRAN HUMBI NJË NGA EMRAT E TIJ TË RESPEKTUAR