
Pedagogia e Universitetit të Shkodrës, Ermira Alija, në bashkëpunim me bibliotekën e këtij institucioni organizoi këtë të mërkurë një takim të këndshëm përmes formës së bashkëbisedimit.
Tema që u diskutua ishte: Të lexuarit mes shkollës e bibliotekës. Në sallën e konferencave në bibliotekë u bashkuan një numër i madh pedagogësh dhe studentësh.
Për pedagogen Alija, ky bashkëbisedim synon të ndërlidh të gjithë të rinjtë me leximin, jo vetëm me universitetin si një oaz më vete, por edhe të tjerët.
Padiskutim, një bashkëbisedim i tillë është mjaft frytdhënës pasi mund të zgjoj edhe kureshjtjen e brendshme të njeriut për të lexuar.
Për pedagogen Alija, fatkeqësisht ka një rënie të ritmit të leximit, por kur flitet për të është një shtysë për të rifilluar edhe njëherë atë.
Pavarësisht mungesës së energjisë elektrike, salla ishte e mbushur plot e përplot.
Drejtorja e Bibliotekës së Universitetit Alida Luka do ta cilësonte zbehje të aktivitetit, por kurrësesi një shuarje. Leximi padiskutim është dhe do të mbetet arma më e mirë e njeriut.


