Finlandezët të lodhur nga kufizimet e Covid-19 kanë gjetur një mënyrë të re për të qenë në formë.

Ata kanë filluar stërvitjen në dëborë, pa këpucë duke veshur vetëm çorape të leshta.

“Në Finlandë ka rënë shumë dëborë dhe të vraposh jashtë vetëm me çorape është një ushtrim i shkëlqyer dhe një ndjenjë lirie,” tha Pekka Parviainen, pilot helikopteri dhe në vrapues i zjarrtë.

“Kjo është një traditë e çmendur finlandeze dhe ne të gjithë jemi dakord,” tha Parviainen, ndërsa vrapoi me një grup në parkun nacional Nuuksio për 35 kilometra.

“Me të vërtetë është diçka që na bën të lumtur. Dua të them është në sport i mirë, ushtrime të forta dhe me të vërtetë është lumturi,” shtoi ai.

Në Finlandë,një sauna dhe më pas vrapimi nëpër dëborë për të kërcyer më pas ne një liqen të ftohtë me akull është një argëtim tradicional. Vrapimi zbathur është bërë i njohur gjatë muajve të ngrohtë.

Vrapimi më çorape, tani kur trashësia e borës arrin deri në gjysmë metër e çon traditën në një nivel tjetër.

“Ju mund ta bëni atë shumë thjesht sepse ndjenja pas vrapimit është thjesht e shkëlqyeshme. Ju i keni bërë këmbëve një masazh të mirë,” tha Parviainen.

Parviainen rekomandon të vishni të paktën dy ose tre palë çorape të leshta për të përfituar sa më shumë nga vrapimi.