Çlirimi i Shqipërisë me 29 nëntor është festuar i ndarë edhe në Shkodër nga politika. Të majtët bashkë me organizatën e LANÇ kanë vendosur kurora me lule tek varrezat e dëshmorëve teksa dhanë edhe mesazhet e urimit.

Deputeti Kopliku dhe prefekti Radovani e quajtën të gabuar një pjesë të fjalimit të kryebashkiakes Ademi gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit. Kryetari i LANÇ në Shkodër Vehbi Fishta ndjen keqardhje që politika vijon të jetë e ndarë në festat e nëntorit. Pas vendosjes së kurorarave përfaqësuesit e së majtës bashkë me organizatën e LANÇ kanë bërë gjiron tradicionale në varrezat e dëshmorëve.