TAHIRI: NË AGJENDË, SIGURIA ENERGJIA DHE IMPORTI I MEDIKAMENTEVE. Ministrja për Dialogun Edita Tahiri, njëkohësisht kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, udhëton sot për Bruksel, për të marrë pjesë në takimet e radhës.

Në axhendën e takimeve janë çështjet e energjisë, sigurimit kufitar të automjeteve, çështja e licencimeve të kompanive të pjesës veriore të Kosovës nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe çështja e importit të medikamenteve. “Takimet trepalëshe të ndërmjetësuara nga BE-ja pritet të mbahet më 16 dhe 17 dhjetor 2014. Nga këto takime pritet të arrihen dakordime në fushat e lartpërmendura, si dhe të hartohen plane për zbatim të mëtejshme të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministrja Tahiri do të zhvillojë takime me përfaqësues të BE-së, për të diskutuar mbi fazën vijuese të dialogut të Brukselit, pas formimit të qeverisë së re në Kosovë”, thuhet në një njoftim të qeverisë së Kosovës. Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri, në përbërjen e tij do të ketë ekspertët nga ministritë dhe institucionet tjera relevante për temat që do të trajtohen. 

 

 

 

Artikulli paraprakSTRAUSS FITUESE E MISS BOTA 2014
Artikulli tjetërKOSOVË, KOALICIONI NUK VLEN PËR KOMISIONET