“Të mbajmë gjallë ëndrrën e Europës së hapur” ishte tema e leksionit të kryeministrit Edi Rama në Kolegjin e Europës në Bryzh.

Instituti i parë botëror për studimet pasuniversitare, i themeluar me Kongresin e Hagës më 1949, ka reputacion në përgatitjen e mjaft funksionerëve të BE-së dhe në selektimin e rreptë të studentëve për një program 10 mujorë, që parashikon shpesh ligjërata të komisionerëve europianë dhe krerëve të shteteve të ndryshme. Për rreth 20 minuta, kryeministri shqiptar foli për kuptimin e Bashkimit Europian dhe këndvështrimin ballkanik të procesit të zgjerimit, ndërsa u pyet për gati një orë mbi politikat europiane,veçanërisht për radikalizmin dhe myslimanët, mbi marrëdhëniet rajonale, sidomos me Kosovën, por dhe me Greqinë, pas rrëzimit të marrëveshjes mbi kufirin detar nga Gjykata Kushtetuese, si dhe për zhvillimet e brendshme, kryesisht në lidhje me reformën e drejtësisë dhe procesin e anëtarësimit në BE. Përvit, 300 studentë nga 50 vende të ndryshme të botës përzgjidhen për studime të thelluara europiane mbi çështjet politike, ekonomike dhe të drejtës ndërkombëtare. Shumica prej tyre vijnë me bursë të plotë, ose të pjesshme, prej qeverive apo fondacioneve të ndryshme dhe kanë detyrim kontraktual për të punuar, menjëherë pas mbarimit të shkollës, për autoritetin shtetëror apo ndërkombëtar, që ka mbështetur financiarisht studimet e tyre.

Artikulli paraprakLIGJI I PRONAVE, NISHANI E DËRGON NË GJYKATËN KUSHTETUESE
Artikulli tjetërBESËLIDHJA, IKËN KREPI, NDËRHYRJE NGA PRESIDENTI NOKA