Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të mërkurën në orën 12:00.

Kjo mbledhje pritet me interes pasi do të diskutohet mbi mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve brenda partisë. Një grup deputetësh së PS-së kanë kërkuar që sqarohet kjo çështje në prag të mbledhjes së Kongresit më 19 mars. Gjithashtu, Asambleja do të marrë në shqyrtim dhe disa projektvendime të tjera mbi organizimin e partisë.

/ Star Plus TV /