Të moshuarit në Shkodër prej tri ditësh thonë se nuk kanë mundur ende të tërheqin pensionet e tyre. Sipas tyre, çdo mëngjes paraqiten pranë pikave të shpërndarjes dhe presin për orë të tëra në radhë, por kthehen pa marrë pensionin.
Të moshuarit shprehen se pritja është tejet e vështirë për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore që kanë. Ata tregojnë se prej disa ditësh u është thënë se nuk ka fonde të mjaftueshme për të kryer shpërndarjen e pensioneve, duke i detyruar të rikthehen sërish ditën pasardhëse.
Pensionistët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të situatës, pasi shumë prej tyre varen nga pensioni për të përballuar shpenzimet e përditshme.

Artikulli paraprak18 VJEÇARI, DREJT ËNDRRËS SË INXHINIERISË
Artikulli tjetërZHVILLIMI I KOMPETENCAVE NDËRKULTURORE NË SHËNDETËSI