Në zyrën qendrore të Postës Shqiptare ne Shkodër, janë krijuar rradhë të gjata pensionistësh të cilët presin për të tërhequr pensionet e tyre. Ata thonë se presin prej më shumë se 5 orësh përpara sporteleve, ndërsa shumë prej tyre thomë se kanë disa ditë që vijnë për të tërhequr pensionin, por nuk kanë mundur të marrin pagesën pasi në zyrë sipas tyre mungojnë fondet. Kjo situatëm ka krijuar pakënaqësi dhe tension mes qytetarëve, sidomos për të moshuarit që kanë probleme shëndetësore dhe e kanë të pamundur të presin gjatë në këmbë.

Qytetarët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa urgjente për të shmangur grumbullimet që krijohen pranë sporteleve, si dhe për të garantuar shpërndarjen e rregullt të pensioneve, në mënyrë që të mos persëriten vonesa të tilla që rëndojnë mbi shtresën më të ndjeshme të shoqërisë.

Artikulli paraprakRAMA: PAGA MINIMALE NË 2026 SHKON 500 EURO
Artikulli tjetërUNISHK PJESË E PROJEKTIT “CRED4TEACH”