Në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit, Myftinia Shkodër organizoi, tribunën fetare me temë “Të ndriçohemi, po na vjen Muaji i Kur’anit!”. Aktiviteti u zhvillua në Qendrën Kulturore pranë xhamisë së fshatit Mes-Myselim, Njësia Administrative Postribë.
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, u ndal tek domosdoshmëria e përgatitjes së brendshme për muajin e agjërimit. Ai theksoi se përtej traditës së pastrimit të shtëpive, thelbësore mbetet pastrimi i zemrës dhe përgatitja serioze për të përjetuar Ramazanin si muaj i mëshirës, faljes dhe afrimit me Zotin.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga teologu Fatmir Sula, i cili falënderoi pjesëmarrësit dhe vlerësoi angazhimin e komunitetit të Mes-Myselimit në ruajtjen dhe promovimin e vlerave islame përmes veprimtarive fetare e komunitare.

Artikulli paraprakKËSHILLI QARKUT,CERTIFIKATË MIRËNJOHJEJE PËR DHURATA TYLIN
Artikulli tjetërINVESTIME NË NDRIÇIMIN PUBLIK NË MIRDITË