“Të mbështesim protestën e  27 shkurtit për heqjen e ndihmës ekonomike”,  kjo ka qenë  thirrja  e kryetares  të  shoqatës së tetraplegjikëve .

Gjina Ndou  gjatë një deklarate për mediat,  ku I ka kërkuar popullit të shkodrës të ngrihen në këmbë dhe të protestojnë për këtë padrejtësi që u është kryer shumë familjeve e kryesisht këtyre personave.

 

Ndërkohë, Ndou tha se  janë rreth 50 persona invalidë të cilëve u është hequr ndihma ekonomike.Në fund të fjalës së saj kryetarja ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrejnë zërin e tyre para padrejtësive që po u kryhen nga shteti.

Një nga kriteret që të përfitohet ndihma ekonomike është që  nësë një përson është invalid e përfiton atë  të plotë, mirëpo mesa duket as  kjo gjë nuk po zbatohet.

Skema e re e ndihmës ekonomike, e prezantuar në fillim të këtij viti, ka sjell problematika të mëdha për shumë familje në Shkodër.

Artikulli paraprakTËRMETI 4 BALLË GODET SHQIPËRINË, EPIQENDRA NË LEZHË
Artikulli tjetërSITUATA E RRUGËVE , ARRSH HESHT