Orët e para të ditës së sotme(30 qershor) do të paraqiten jo vetëm me kthjellime por edhe me temperatura relativisht të larta në vendin tonë.

Mesdita do të sjellë kalime vranësirash, ku më të shpeshta do jenë në skajin verior duke rrezikuar edhe rrebesh të izoluar.

Pjesa tjetër e territorit do të vijojë me kthjellime. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Artikulli paraprakTËRMETI LËKUND VLORËN, EPIQENDRA NË DET, 7 KM LARG QYTETIT
Artikulli tjetërALVIN BERISHA, DJALI QË I SHPËTOI ‘FERRIT’ NË SIRI, VJEN NË DURRËS DHE NUK NJIHET MË