Të pafat, Kane na ndëshkon në rastin e parë, Uzuni tremb Anglezët
Në një ndeshje të kontrolluar deri në detajin më të vogël, të paktën deri në minutën e 38-të, është për të ardhur keq se si nga një aksion pa shumë pretendime, Anglia arrin të kalojnë në avantazh me Harry Kane. Kapiteni i “tre luanëve”, arriti ti marrë kohën mbrojtësve dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë. Më herët Uzuni, në minutën e 13-të shpërdoroi një rast të pastër për të kaluar Shqipërinë në avantazh.

Ndaj Andorra fitorja ishte detyrim por historia është ndryshe kur bëhet fjalë për Anglinë. Përballë “tre luanëve”, Shqipëria zbret në fushë pa presion, të vetëdijshëm se nuk janë favoritë, kjo është një përballje ku vështirë ti vendosësh kombëtares një objektiv fiks. Sigurisht dëshira për të marrë një rezultat pozitiv apo për të bërë një paraqitje të mirë është shumë e madhe, morali në radhët e kuqezinjve është i lartë por në çdo rast Anglia mbetet një rival i frikshëm, me lojtarë nga më të mirët në qarkullim. Trajneri Edy Reja është kritikuar shumë, me të drejtë ose jo, për skemën që aplikon, moduli 3-5-2 nxjerr nga roli ose lë në stol disa titullarë të rëndësishëm, si Myrto Uzuni.

Ndaj Anglisë, tekniku italian ka vendosur të hedh në fushë një formacion ndryshe, me titullarë nga minuta e parë lojtarë si Uzuni e Broja:
(4-3-3)Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Laçi, Bare, Memolla, Uzuni, Cikalleshi, Broja