Banorët e përmbytur të Nën-Shkodrës kanë arritur një marrëveshje me bashkinë Shkodër pas një takimi që zhvilluan me përfaqësues tëkësaj bashkie.

Në mbledhjen e këshillit bashkiak nuk kanë marrë pjesë dhe këtë gjë do ta bëjnë në mbledhjen e radhës teksa çështja e tyre për dëmshpërblimet do të jetë rend dite. Këta banorë shprehen se kanë marrë mbështetje nga bashkia. Banorët e Nën-Shkodrës që u përmbytën në 2010-ën dhe në vazhdimësi duke humbur shumë prej pasurisë së tyre shprehen se nuk do t’i ndalin protestat derisa qeveria t’i dëmshpërblejë plotësisht. Është pritur që banorët e përmbytur të marrin pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak por pas një akordi me bashkinë dhe pas deklaratës së nënkryetarit Arben Gjuraj është shtyrë në mbledhjen e ardhshme pas një muaji.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROFESIONET E LIRA: “PENALIZOHEMI NGA TREFISHIMI I KONTIBUTEVE”
Artikulli tjetërZOGAJ, ZONA TURISTIKE QË NUK KA INFRASTRUKTURËN E DUHUR