KAOS NGA ATA QË PËRFITOJNË FALJEN E FATURAVE TË ENERGJISË ELEKTRIKE. Pjesa më e madhe janë të moshuar. Vijnë nga larg prej fshatrave të ndryshëm e janë aty që në mesnatë.

Falja e faturave të energjisë elektrike nga OSHEE për banorët e përmbytur në vitet 2010-2011 ka krijuar radhë të gjata në zyrat qendrore të OSHEE në Shkodër. Të interesuarit thonë se deri më datën 7 mars, afat për dorëzimin e dokumentacionin për të bërë kontratat e reja dhe për të përfituar faljen, ky proces është i pamundur të përfundojë. Para pak ditëve prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani tha se do të bëhet shpërndarja edhe në Komunat përkatëse me listat e familjeve të përmbytura që përfitojnë faljen nga OSHEE por një gjë e tillë duket se nuk ka nisur ende duke krijuar kaos e pakënaqësi tek afro 11 mijë familje që duhet të dorëzojnë dokumentet.

[iframe width=”100%” height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/qf2soV-pUsw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]