Banorët e përmbytur të Shkodrës kanë zhvilluar protestën paqësore duke marshuar nga bashkia deri në fund të pedonales.

Të përmbyturit u shprehën se nuk do të ndalen duke kërkuar të drejtat e tyre. Paulin Maçaj si organizator i protestës dha një përgjigje për prefektin Paulin Radovani teksa ky i fundi e përmendi një ditë më pare. Banorët e përmbytur të viteve 2010-2011 që nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet kanë lënë një afat 10 ditor për qeverinë shqiptare për të njohur dëmet në shtëpi, biznese dhe pemët dekorative ose në të kundër do t’i rikthehen protestave.