Një muaj pasi bënë grevën e urisë për 17 orë, këta 8 persona që qëndruan në grevë duke kërkuar dëmshpërblimet e përmbytjeve të viteve 2010-2011 janë thirrur në prokurorinë e Shkodrës për t’u marrë në pyetje në lidhje me atë grevë urie.

8 shtetasit e thirrur e quajni një padrejtësi dhe shprehen se kjo nuk është gjë tjetër veçse rikthim i komunizmit. Ditën e enjte të kësaj jave me 2 mars banorët që u thirrën nga prokuroria por edhe të tjerë që nuk kanë marrë dëmshpërblimet do të shkojnë përpara kryeministrisë ose ministrisë së energjitikës për të zhvilluar një grevë urie. Banorët e përmbytur të viteve 2010-2011 vazhdojnë që të kërkojnë që t’u njihen dëmet në banesa për të cilat ende nuk ka një vendim qeverie dhe të marrin edhe pjesën e mbetur në bujqësi prej 51% që nuk është likujduar ende.

Artikulli paraprakARRESTOHET TRAFIKANTI I FËMIJËVE, 37-VJEÇARI KISHTE NDËRRUAR 3 EMRA
Artikulli tjetërBASHA: DUHET NJË QEVERI QË NUK KA KONFLIK INTERESI ME ZGJEDHJET E LIRA