Rreth 10 mijë ish-të përndjekur në të gjithë Shqipërinë, trashëgimtarët e tyre që ende nuk kanë marrë asnjë këst dëmshpërblimi kanë mangësi në dokumentacion.

Kryetari i shoqatës së ush-të përndjekurve në Shkodër Zenel Drangu kërkon që të bëhet kujdes për dokumentacionin.Edhe nga Shkodra shumë prej aplikuesve të familjarëve apo edhe vetë ish të përndjekurve kanë mangësi në dokumentacion. Kur dikush përfaqësohet me prokurorë për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve, prokura duhet të jetë e 6-muajve të fundit ashtu siç edhe llogaria bankare duhet të jetë e aktivizuar në 6 muajt e fundit përveç pjesës tjetër të dokumentacionit.