
Ish të përndjekurit politikë më në fund siç duket po marrin njëherë e mirë të gjithë këstet e dëmshpërblimeve. Të paktën të gjallët pritet që brenda këtij muaji të përmbyllin njëherë e mirë një process të gjatë me marrjen e këstit të tetë. Megjithatë, përfundimisht do të marrin të gjitha këstet e plota përnjëherë të gjithë ata ish të përndjekur politikë të cilët nuk ishin regjstruar asnjëherë pranë Ministrisë së Financave.
Sipas kryetarit të shoqatës s ëish të përndjekurve politikë, Zenel Drangu, bëhet fjalë për rreth 320 ish të përndjekur të cilët kanë qenë dyshues për shpërndarjen e dëmshpërblimeve. Edhe pse të vonuar, Ministria e Financave ka vendosur t’i shpërndajë lekët për të gjithë.
Ndërkohë, problematike vazhdojnë të mbeten këstet për familjarët e ish të përndjekurve. Deri më tani ata kanë përfituar vetëm një apo dy këste, nga tetë gjithsej. I gjithë procesi i dëmshpërblimeve ka vazhduar prej vitesh me premtime të shumta si nga e djathta ashtu dhe e majta.






