Shoqata e te persekutuarve politik ne Shkodër do ti bashkohet protestës se bashkimit te sindikatave te pavarura ditën e shtune.Kjo është deklarata e kreut te kësaj shoqate Zenel Drangu I cili shpreh mbështetjen e kësaj revolte paqësore e cila do te zhvillohet ne sheshin para bashkisë Shkodër mbi situatën e rënduar ekonomike te metropolit verior.

Drangu nuk la pa përmendur edhe simbolet e komunizmit te shfaqura ne aktivitetin e konferencës se Pezes te cilat I quajti nje fyerje te mbi 50 mije te internuarve dhe mbi 6 mije te pushkatuarve.Pritet qe ditën e shtune ne ora 11 ne rrugët e qytetit te Shkodrës te zhvillohet një proteste social ekonomike, e cila do te jete nder te paktat protesta larg partive politike .Bashkimi i sindikatave theksonte se kjo demonstrate paqësore ka vetëm një qëllim situatën e renduar ekonomike siç janë , çmimet e larta, mungesa e ilaçeve dhe shkarkimet ne arsim, te cilat kane qene një shqetësim i vazhdueshëm i banoreve te Shkodrës.