Paralajmërimi i Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, për një rishikim të dëmshpërblimeve të trashëgimtarëve politikë, ka sjell reagimin e selisë së Partisë Demokratike në Shkodër. Përmes deputetes Izmira Ulqinaku, PD Shkodër e cilëson këtë rishikim ligji skandalin e radhës që po ofron qeveria e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.

Sipas Ulqinakut, qëllimi është i qartë, Ministria e Financave po mundohet të përjashtoj nga skema e dëmshpërblimeve për shtresën e trashëgimtarëve. Ndër të tjeram Ulqinaku shtoi se dy këstet e para për këtë shtresë duhet të ishin shpërndarë deri më tani, megjithatë me ndyshimet ligjore që priten të bëhen, edhe këto dy këste nuk do të jepen.

Duke mbyllur deklaratën, deputetja e Partisë Demokratike, Izmira UIlqinaku, fton të gjithë të përndjekurit politik t’i bashkohen protestës së opozitës më 27b janar në Tiranë.

Artikulli paraprakDORËHIQET ZËDHËNËSI PËR MEDIAT I VETËVENDOSJES
Artikulli tjetërREFORMA E UJIT,RAMA: NGA 1 SHKURTI NIS NDËSHKIMI