Anetari i keshillit  bashkiak  Filip Guraziu ka hedhur poshte pretendimet e  kryetarit te ish te perndjekurve politik  Zenel Drangu i cili pak kohe me pare nepermjet Star Plus shtronte si problem perfaqesimin e munguar  ne keshilli me tre anetar qe duhej te ishin nga shtresa e te perndjekurve.

Guraziu nenvizon se mes te zgjedhurve te rinj te dekomrateve ndodhen te pakten 11 persona te shtreses se te persekutuarve pavaresisht se emrat e tyre nuk vine si propozim i shoqates.

GURAZIU: SHOQATA PRETENDONTE TE ISHIN MBI 3 PËRFAQËSUES

Guraziu thekson se ky perfaqesim mund te shihet ne baze te interpretimeve  teksa sjell  disa nga emrat konkret ne keshill qe vine nga familje te persekutuara.

Sic dihet Filip Guraziu ndodhej i pari ne listen e Partise Demokratike si perfaqesuesi i vetem i shtreses se ish te perndjekurve politike. Menjehere pas rezultatit perdundimtar te zgjedhjeve te 21 qershorit, kryetari i shoqates se ish te perndjekurve shprehte pakenaqesite e tij sa i takon perfaqesimit ne keshill me vetem nje anetar, duke nenvizuar se kryeari i Partise Demokratike Shqiptare u kishte premtuar 3 apo 4 vende ne liste.Drangu e argumentonte kerkesen ne fjale me nje sere problematikash qe e shqetesojne kete kategori e cila sipas tij duhet te kete vemendjen e duhur.