“Të pikturojmë trashegiminë tone” ishte titulluar aktiviteti i organizuar në muzeun historik “Oso Kuka” të Shkodrës në kuadër të “Ditës Botërore të Muzeve”. Pjesë e këtij organizimi u bënë fëmijë të shkollave 9-vjeçare të qytetit.

Të vendosur në pjesë të ndryshme të muzeut, fëmijët punuan objekte të ndryshme duke ndikuar kështu edhe në memorizmin e këtij objekti historik dhe kulturor.

Ky aktivitet që synon të kthehet në traditë ka si qellim të theksojë rëndësinë e muzeve si institucion edukativ dhe që nxit të mësuarin dhe mirëkuptimin kulturorë.

Artikulli paraprakHUMBJA E PD NË ZGJEDHJE, BERISHA: DENONCOVA NË BRUKSEL FARSËN ELEKTORALE MË TË MADHE NË 34 VITE
Artikulli tjetërHISTORIA, FSHATI NË DORË TË PLEQËVE